U transferua te Barcelona, por Boateng bën tifo për Realin në ‘El Clasico’. Ja çfarë tha në vitin 2017

U transferua te Barcelona, por Boateng bën tifo për Realin në ‘El Clasico’. Ja çfarë tha në vitin 2017

09:41, 22/01/2019

Kevin Prince Boateng do të luajë te Barcelona deri në fundin e sezonit aktual me mundësinë për të veshur fanellën katalanase edhe një vit tjetër.

Ganezi do të njohë nga afër edhe Leo Mesin, me të cilin do të ndajë repartin e sulmit.

Por, mediat spanjolle nuk “falin”. Teksa kanë hulumtuar në të shkuarën kanë zbuluar disa intervista të Boatengut, i cili thotë se është tifoz i Realit të Madridit dhe konsideron Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë.

“Në ‘El Clasico’ bëj tifo për Realin e Madridit. Më ka pëlqyer gjithmonë fanella e kësaj skuadre dhe nëse do të kisha mundësinë mund të luaja në të ardhmen”, ka thënë Boateng në vitin 2017.

Ish-lojtari i Milanit ka detyrën e vështirë që t’i bindë tifozët katalanas dhe t’i bëjë për vete, sepse ai mendon se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, një fakt që nuk pranohet aspak nga blaugranët.

“Për mua Ronaldo është më i miri. Ai bën gjithçka në lojën e futbollit”, ka thënë Boateng në momentin kur Cristiano Ronaldo vendosi të transferohej në Itali te Juventusi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco