Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Transferimi te Reali? Eden Hazard jep këtë përgjigje

Transferimi te Reali? Eden Hazard jep këtë përgjigje

23:32, 21/01/2019

Eden Hazard i ka dyert e hapura për transferimin e tij te Reali i Madridit.

Gjatë një interviste në “France Football”, sulmuesi belg tha se gjithmonë i ka pëlqyer të eksplorojë gjëra të reja dhe se përgjigja e tij për një kalim në Real Madrid tashmë dihet.

“Gjithmonë kam thënë se dua të eksploroj diçka më ndryshe pas Anglisë. Por, ka edhe gjëra që më bëjnë të qëndrojë”, tha Hazardi.

Ai beson se sezoni aktual me Chelsea është ndër më të mirët në karrierën e tij.

“Pas Kupës së Botës, desha të largohem, por në fund qëndrova në Chelsea dhe jam duke e luajtur njërin prej sezoneve të mia më të mira në karrierën time. Prandaj, nuk kam nevojë për ndonjë sfidë ndryshe”, shtoi ai.

I pyetur për transferimin e mundshëm drejt Real Madridit, ai u përgjigj:

 “Ju e dini shumë mirë. Po ma bëni pyetjen e njëjtë, edhe pse e dini cila është përgjigja. Pra, nuk keni përse pyesni”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco