Juventus e marshon drejt titullit, Ronaldo humb penallti

Juventus e marshon drejt titullit, Ronaldo humb penallti

22:34, 21/01/2019

Juventus nuk njeh kundërshtar pasi ka mposhtur me lehtësi Chievon në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-t në Serie A.

 “Zonja e vjetër” ka triumfuar 3-0, ndërsa golat u shënuan nga Douglas Costa, Emre Can dhe mbrojtësi Daniele Rugani i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Vlen të theksojmë që në minutën e 52' ishte Cristiano Ronaldo ai i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte portieri 39-vjeçar i Chievos, Stefano Sorrentino ai i cili lexoi dhe e priti gjuajtjen e portugezit.

Me këtë fitore “biankonerët” ngjiten në kuotën e 56 pikëve, duke lënë pas Napolin me 9 pikë më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco