Zbulohet data kur Higuain kryen testet mjekësore me klubin e ri

Zbulohet data kur Higuain kryen testet mjekësore me klubin e ri

22:26, 21/01/2019

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuaini do të mbërrijë nesër në Londër për të kompletuar transferimin drej Chelseas.

Sipas gazetarit të “Sport Italia”, Alfredo Pedullas ishte i pari që solli lajmin për emërimin e Maurizio Sarrit trajner i Chelseat, ndërsa tashmë raporton se Higuain do ta nisë shumë shpejt aventurën e tij të re në fanellën e kaltër.

Mëngjesin e ditës së martë (22 janar) ai pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore me klubin e ri.

Raportohet se argjentinasi 31-vjeçar ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazim deri në fund të këtij sezoni me të drejtën blerjen e kartonit për 38 milionë euro.

Kalimi i Higuainit te Chelsea nënkupton se Krzysztof Piatek do t’i bashkohet Milanit, ndërsa Alvaro Morata e ka rrugën e hapur drejt Atletico Madridit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco