Barcelona zyrtarizon transferimin e Boatengut, detajet e kontratës

Barcelona zyrtarizon transferimin e Boatengut, detajet e kontratës

21:53, 21/01/2019

Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kevin-Prince Boateng për pjesën e mbetur të sezonit 2018/19.

Në marrëveshje përfshihet opsioni i blerjes së lojtarit për 8 milionë euro.

Boateng të martën, më 22 janar do të nënshkruajë kontratën me katalanasit dhe do të prezantohet në “Camp Nou”

 “Kevin-Prince Boateng është një lojtar i cili me siguri do të përshtatet shpejt me ekipin. Me përvojën e tij duke luajtur në katër nga ligat më të mëdha në Evropë, Ligën Premier, Bundesliga, Serie A dhe La Liga, ai është një njeri që ka shënuar gola kudo që ai ka qenë”.

 “Për më tepër, Boateng është një lojtar i gjithanshëm”, thuhet në reagimin zyrtar të Barcelonës.

Kujtojmë që kur ishte pjesë e Milanit, Boateng i ka shënuar dy herë Barcelonës.

 


 

 


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco