Ronaldo zbulon dëshirën e tij, Juventusi duhet të transferojë këtë super lojtar

Ronaldo zbulon dëshirën e tij, Juventusi duhet të transferojë këtë super lojtar

17:19, 21/01/2019

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo ka shprehur edhe një herë dëshirën që t’i bashkohet në skuadër ish-shoku te Real Madrid, Marcelo.

Siç raporton Tuttosport, portugezi i ka kërkuar braziliani të transferohet tek skuadra e Juventusit.

Diçka ka ndryshuar në marrëdhëniet ndërmjet Marcelos dhe Real Madridit edhe pse drejtuesit kanë hedhur poshtë spekulimet që e lidhin brazilianin me kalimin te skuadra e njohur italiane.

Disa muaj më parë , Marcelo kishte shprehur se nuk e ka ndërmend që të largohet nga Santiago Bernabeu, por Santiago Solari e ka bërë atë të kuptoj se ai nuk ka një vend titullari te skuadra mbretërore.

Kurse në krahun tjetër Juventusi e kërkon me çdo kusht transferimin e tij në Torino për tu bashkuar në këtë mënyrë me CR7-ën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco