E papritur/ Boateng huazohet te Barcelona

E papritur/ Boateng huazohet te Barcelona

13:39, 21/01/2019

Një lajm i pabesueshëm ka ardhur nga Italia. Kevin Princ Boateng, lojtari i Sasuolos ka firmosur me Barcelonën.

Sipas asaj që raportohet nga Gianluca Di Marzio, gazetar i “Sky Sport”, ganezi është tani një lojtar i Barcelonës.

Ish-lojtari i Milanit do të kalojë në formë huazimi te kampionët e Spanjës për 2 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit, për 8 milionë euro.

Media italiane thotë se janë mbyllur të gjitha detajet, thjesht pritet zyrtarizimi në ditët në vijim.

Një zgjidhje “low-cost” kjo për katalanasit, të cilët ishin duke kërkuar sulmues, por gjetën mesfushor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco