Barcelona konfirmon sa kohë do të qëndrojë Dembele jashtë fushave

Barcelona konfirmon sa kohë do të qëndrojë Dembele jashtë fushave

13:25, 21/01/2019

Barcelona mbrëmjen e djeshme mori një fitore të vështirë ndaj Leganesit, me rezultatin 3-1.

Por përveç këtij fakti, skuadra mori dhe një lajm të keq, pasi Ousmane Dembele doli nga fusha i dëmtuar.

Flitej për një dëmtim të rëndë, por nuk është i tillë. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, francezi do të mungojë vetëm 15 ditë.

Ai do të humbasë të dyja ndeshjet e Kupës së Mbretit me Sevillan, si dhe dy ndeshjet për kampionat me Gironën dhe Valencian.

Kështu, data që ai do të jetë gati është 10 shkurti, datë në të cilën katalanasit do të ndeshen me Atletiko Bilbaon.

Një mungesë e rëndësishme kjo për skuadrën e drejtuar nga Valverde, kjo sepse ishte në një formë të mirë në ndeshjet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco