Golat në Serie A/ Fabio Quagliarella synon rekordin e Batistutës

Golat në Serie A/ Fabio Quagliarella synon rekordin e Batistutës

13:11, 21/01/2019

Më 31 janar do të festojë 36-vjetorin, por Fabio Quagliarella as që ka ndërmend të ndalojë së shënuari.

Madje, me dopjetën e realizuar dje në Firence, ai u ngjit në kuotën e 14 golave, duke ndarë vendin e parë të kryegolashënuesve së bashku me Ronaldon dhe Zapatën.

Gjithsesi, ajo që mahnit është fakti se Quagliarella po tërheq Sampdorian në çdo ndeshje, madje prej 10 të tillash radhazi ka ditur që të lërë firmën personale.

Edhe dje, në “Artemio Franki”, një stadium i lidhur ngushtë me emrin e Gabriel Omar Batistutës, numri 27 nuk mungoi me festën personale, por sfida dhe festa e vërtetë mund të jetë fundjavën e ardhshme.

Nëse Quagliarella do të shënojë kundër Udineses, atëherë ai do të barazojë rekordin absolut italian të Batistutës me Fiorentinën.

Ai mbijeton që prej dhjetorit 1994, kur argjentinasi shënoi të paktën një gol për 11 ndeshje me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco