Nga Manchester United te Juventusi, Lukaku sqaron të vërtetën

Nga Manchester United te Juventusi, Lukaku sqaron të vërtetën

12:23, 21/01/2019

Romelo Lukaku kohët e fundit është përfolur shumë për një largim nga Manchester United.

Solskjaer po preferon më shumë Rashfordin dhe Martialin para tij, pasi të dy sulmuesit kanë shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit të ri.

Sipas mediave italiane, Lukaku shihet si një zgjedhje e mundshme për Juventusin, si një zëvendësues i Mario Mandzukic.

Por, për të gjitha këto spekulime ka menduar vetë Lukaku.

“Kur urrejtja nuk funksionon, ata shkruajnë gënjeshtra”, ka shkruar në Instagram Lukaku, duke iu përgjigjur kështu këtyre thashethemeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco