Dilema e Gattusos për transfertën me Genoan

Dilema e Gattusos për transfertën me Genoan

11:31, 21/01/2019

Milani do të luajë sot në orën 15:00 ndeshjen në fushën e Genoas, e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Dilema e vetme e Gattusos është përfshirja ose jo e Susos në formacionin titullar.

Spanjolli vjen pas një dëmtimi dhe nëse nuk ia del, trajneri do t’i besojë përsëri Castillejos.

Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit që do të nisë sfidën e sotme ndaj Genoas, ai i është imponuar trajnerit nga mungesat.

Milani nuk do të ketë sot shërbimet e të skualifikuarve Romagnoli, Calabrias dhe Kessie, teksa mes titullarëve të mundshëm mungojnë edhe tre të dëmtuar.

Përveç Higuainit, Biglia, Caldara dhe Bonaventura janë emra që  do të ishin në formacion, por dëmtimet e kanë privuar “Djallin” nga cilësia e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco