Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Çështja Icardi’/ Wanda Nara u bën thirrje drejtuesve të Interit: Ejani të flasim!

‘Çështja Icardi’/ Wanda Nara u bën thirrje drejtuesve të Interit: Ejani të flasim!

11:10, 21/01/2019

Çështja e rinovimit të kontratës së Mauro Icardit ishte temë diskutimi në emisionin sportiv Tiki-Taka, ku një nga të ftuarat e zakonshme është edhe menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e sulmuesit të Interit, Wanda Nara.

“Unë dhe Mauro nuk i kemi kërkuar gjë Interit. Ndoshta më marrin për budallaqe, por nuk jam”, thotë agjentja e Icardit.

Më pas një mesazh të fortë për shoqërinë dhe drejtuesin e ri, Marotta.

“Unë nuk duhet të telefonoj askënd. Nëse dikush dëshiron të flasë me mua le të bëhet i gjallë. Shpresoj të takohem me përfaqësuesit e shoqërisë këtë javë, unë jam e gatshme”, deklaroi bashkëshortja e Icardit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco