Messi thyen rekordin e shekullit të 21-të

Messi thyen rekordin e shekullit të 21-të

10:06, 21/01/2019

Edhe kur nuk është titullar, Lionel Messi i impresionon të gjithë me paraqitjet e tij.

Barcelona mposhti mbrëmë Leganesin me rezultatin 3-1 në “Camp Nou”, ndërsa Leo Messi e nisi ndeshjen nga stoli.

Ylli argjentinas ishte lënë në pankinë nga Ernesto Valverde, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Messi u fut në minutën e 64-t në lojë, duke zëvendësuar Carles Alenan, ndërsa Barcelona ishte duke barazuar 1-1 ndaj Leganes.

Por, statistika më mbresëlënëse është se 31-vjeçari ka shënuar më shumë gola si një zëvendësues sesa çdo lojtar tjetër në La Liga në shekullin e 21-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco