Seferi i gatshëm për Kombëtaren kuqezi

Seferi i gatshëm për Kombëtaren kuqezi

09:06, 21/01/2019

Futbollisti i Kombëtares Shpresa, Taulant Seferi, po kalon një moment të shkëlqyer te skuadra e Winterthur në Ligën e Dytë në Zvicër.

Ai është i huazuar nga kampionët në fuqi të Zvicrës, teksa në një prononcim për “albinfo.cho”, Seferi shprehet: “Huazimi tek Winterthur më ka ndihmuar shumë pas dëmtimeve. Në të kaluarën nuk arrita të tregoj aftësitë e mia për shkak të lëndimeve, por falë Zotit, tashmë jam mirë dhe këtë gjë e tregojnë rezultatet. Huazimi te kjo skuadër do vazhdojë deri në fund të kampionatit. Pretendimi i ekipit është që të ngjitemi në Super Ligë”.

Sa i takon Kombëtares, Seferi thotë se është i gatshëm të japë më të mirën për fanellën kuqezi.

“Për te Kombëtarja nuk dua flas shumë, aty është përzgjedhja e Panuccit, nëse mendon se duhet të jem aty, unë jam i gatshëm të jap nga vetja më të mirën për Kombëtaren time”, u shpreh Seferi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco