Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sarri tërbohet nga humbja në derbin me Arsenalin

Sarri tërbohet nga humbja në derbin me Arsenalin

08:52, 21/01/2019

Derbet e Londrës duket se nuk i sjellin fat Maurizio Sarrit dhe Chelseat të tij.

Pas humbjes 2-0 kundër Arsenalit, në konferencën për shtyp, tekniku italian shpërtheu në italisht kundër lojtarëve të tij.

“Në këtë moment do preferoja që të shprehesha në italisht, sepse do doja që mesazhi im të ishte i qartë për të gjithë dhe me anglishten time mund të ishte i keqkuptueshëm. Jam shumë i zemëruar, sepse kjo është një ndeshje e humbur në pikëpamjen psikologjike. Mund të pranoj një qasje të gabuar, të nivelit si ajo ndaj Tottenhamit. Mendoja se ishte një problem i zgjidhur, por jo. Humbëm përsëri për mungesë të motivimit. Kjo është një skuadër shumë e vështirë për ta motivuar”, deklaroi i zemëruar tekniku italian i bluve të Londrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco