Strakosha reagon për humbjen me Napolin: Me skuadrat e mëdha kemi probleme

Strakosha reagon për humbjen me Napolin: Me skuadrat e mëdha kemi probleme

08:22, 21/01/2019

Pas ndeshjes me Napolin, Thomas Strakosha u paraqit përpara mediave, ku pranoi se Lazio e tij ka probleme mentaliteti kur gjen përpara skuadrat e mëdha.

Lojtari më i mirë në fushë për kryeqytetasit anashkaloi polemikat me arbitrin dhe për humbjen 2-1 në fushën e Napolit tha: “Kjo humbje të dhemb, por nuk duhet të mendojmë për arbitrin dhe kartonin e kuq të Acerbit. Është fakt që nuk arrijmë të fitojmë kundër të mëdhave dhe këtë ndrojtje, këtë problem, duhet të nisim ta analizojmë, ta vlerësojmë dhe të reagojmë. Napoli është një skuadër e fortë dhe humbja mund të pranohet, por kundër të mëdhave, e nënvizoj, se duhet të mësojmë të mbrojmë më mirë dhe të gabojmë sa më pak në të gjitha situatat e lojës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco