Messi ngrihet nga stoli për të udhëhequr Barçën

Messi ngrihet nga stoli për të udhëhequr Barçën

22:50, 20/01/2019

Barcelona luajti mbrëmjen e sotme ndeshjen e 20-të të La Ligës kundër Leganes në “Camp Nou”, shkruan Syri.net.

Skuadra katalanase fitoi me rezultatin 3-1, por nuk e pati aspak të lehtë.

Lionel Messi e nisi nga stoli, por ishte ai që sapo u fut në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka në favor të ekipit të Valverdes.

Katalanasit shënuan të parët me Dembele në minutën e 32-të, por në të 57’ miqtë barazojnë.

Messi futet në fushë dhe loja merr tjetër rrjedhë. Argjentinasi në të 71’ gjuan nga jashtë zone, topi pritet me vështirësi nga portieri mik, por i shpëton nga duart dhe Suarez ndërhyn për ta shtyrë në rrjetë.

Në minutën e dytë shtesë, Messi shënon vetë, duke vulosur rezultatin final të sfidës, 3-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco