Legjenda gjermane i sugjeron Perezit trajnerin e ardhshëm të Real Madridit

Legjenda gjermane i sugjeron Perezit trajnerin e ardhshëm të Real Madridit

21:59, 20/01/2019

Reali i Madridit këtë sezon nuk po zhvillon një sezon të mirë, duke lënë shumë për të dëshiruar.

Lopetegi në fillim dhe tani Solari nuk e kanë rikthyer dot ekipin në formën e duhur dhe mbi të gjitha po zhgënjejnë tifozerinë madrilene.

Një ide tjetër po lind te kampionët e Europës dhe për këtë ka menduar ish-trajneri i tyre, Bernd Shuster, i cili i ka propozuar Perezit, Joackhim Low si trajner të ri.

Trajneri gjerman ka zbuluar se i ka sugjeruar teknikun e Gjermanisë.

“Kam folur me presidentin Florentino Perez gjatë një eventi bamirësie dhe ia kam përmendur Low-n. Ai më pa çuditshëm, sikur e befasova. Gjermanët janë shumë të vlerësuar te Reali. Nuk do të isha i befasuar nëse Reali do tentonte të nënshkruante me Low gjatë verës”, deklaroi legjenda gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco