Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Mbappe ‘turbullon’ PSG: Unë te Real Madrid? Ja përgjigja e yllit francez

Mbappe ‘turbullon’ PSG: Unë te Real Madrid? Ja përgjigja e yllit francez

09:56, 20/01/2019

Kylian Mbappe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që një ditë t’i bashkohet Real Madridit, pas het-trikut që e shënoi në fitoren dërrmuese të PSG-së 9-0 kundër Guingamp të shtunën në Ligë 1.

Për adoleshentin francez është folur gjatë se mund t’i bashkohet Madridit dhe sipas shumë personave ai mund ta luajë futbollin më të mirë në fanellën e bardhë.

“Ndihem mirë këtu, ama kurrë s’i dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll”, tha Mbappe pas fitores kur u pyet për Real Madridin.

“Kam kontratë me PSG-në deri më 2021 dhe nuk është koha tani të mendoj për gjëra tjera”, shtoi ai.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën e diskutoi edhe fitoren e thellë ndaj skuadrës që së fundmi e eliminoi PSG-në nga Kupa e Ligës.

“Ishte ndeshje me ritëm dhe intensitet. Patëm paraqitje të kompletuar. Ky është një moment i rëndësishëm i sezonit dhe është një tjetër frymë”, theksoi ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco