Sarri ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Ja fajtori i humbjes në derbin ndaj Chelseas

Sarri ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Ja fajtori i humbjes në derbin ndaj Chelseas

23:36, 19/01/2019

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në derbin londinez ndaj Chelseat, i vlefshëm për javën e 23-të në Premier League.

Maurizio Sarri i ka kritikuar lojtarët e tij pas humbjes pasi sipas tij mungonte motivimi për të fituar.

“Me duhet të them se jam jashtëzakonisht i mërzitur me këtë humbje sepse vjen nga mentaliteti i jonë”, tha Sarri.

“Ata ishin shumë më të përkushtuar se sa ishim ne dhe nuk mund ta pranoj këtë. Ishte një ndeshje e njëjtë si me Spurs kam folur me lojtarët dhe kam menduar që e kemi zgjedhur këtë problem”, vijoi ai.

“Dëshiroj të flas për taktikat por duket se ky grup i lojtarëve e ka shumë të vështirë që të jetë i motivuar për të fituar”.

“Mendoj që kur ju hyni në ndeshje të tilla, një skuadër është më e përkushtuar, pastaj nuk mund të flisni për taktika. Niveli i përkushtimit të Chelseas ishte shumë më i mirë se ndeshja e jonë”, përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco