Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Merr fitoren e 7-të radhazi, ja çfarë thotë Solskjaer pas ndeshjes

Merr fitoren e 7-të radhazi, ja çfarë thotë Solskjaer pas ndeshjes

20:58, 19/01/2019

Manchester Unitedi ka marrë fitore të rëndësishme në Premier League, që ishte e gjashta me radhë në ligë dhe e shtatë në të gjitha garat, që prej prej kohës kur në stolin e “Djajve” është ulur Solskjaer.

“Djajtë e kuq” kanë triumfuar me rezultatin 2-1, ndërsa në këtë ndeshje shkëlqeu ‘ylli’ britanik, Marcus Rashford, për të cilin trajneri pas ndeshjes nuk i kurseu elozhet.

“Mendoj se kemi bërë një lojë shumë të mirë. Në fillim të pjesës së dytë kemi pasur mundësi t’i japim fund takimit me rastet e krijuara” ka thënë Solskjaer për “BBC Sports”.

“Por, në futboll asnjëherë nuk merr fund (pa e përfunduar gjyqtari). 20 minutat e fundit ishim në siklet dhe po vuanim” shtoi ai.

“Çfarë përfundimi nga Rashford. Mënyra se si ai realizoi…Është mrekulli të punosh me të” ka përfunduar trajneri norvegjez.

Manchester United tashmë është futur seriozisht në garë për një vend sezonin e ardhshëm në Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco