Derbi londinez i takon Arsenalit, Chelsea e pafuqishme

Derbi londinez i takon Arsenalit, Chelsea e pafuqishme

20:30, 19/01/2019

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 derbin londinez ndaj Chelseat, i vlefshëm për javën e 23-të në Premier League.

Skuadra e Unai Emeryt i është kthyer fitores në kampionat pikërisht në një ndeshje ndaj një rivali londinez.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim dhe raste të shumta të Arsenalit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, ndërsa Chelsea nuk pati asgjë përveç kontrollit të topit.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave lojë dhe ishte sulmuesi Alexander Lacazette, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Hector Bellerin.

Në minutën e 39-të, Topçinjtë arritën të gjejnë edhe golin e dytë me anë të kapitenit Laurent Koscielny, i cili shënoi me kokë për 2-0.

Në pjesën e dytë, Chelsea ishte e pafuqishme të reagonte dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pandryshuar.

Pas kësaj fitore, Arsenali pozicionohet ën vendin e pestë me 44 pikë të grumbulluara, 3 më pak se Chelsea.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco