Ndeshje e çmendur në ‘Anfield’, Liverpooli fitore të çmendur ndaj Crystal Palaces

Ndeshje e çmendur në ‘Anfield’, Liverpooli fitore të çmendur ndaj Crystal Palaces

18:15, 19/01/2019

Liverpool ka marrë 3 pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Crystal Palaces.

Në “Anfield” u shënuan 7 gola me “The Reds” që fitoi me rezultatin 4-3 në një ndeshje spektakolare.

Ishin miqtë që të parët kaluan në avantazh me anë të Andros Townsend, në minutën e 34’, ndërsa vetëm një në minutën e 46’ ishte egjiptiani Mohamed Salah që barazoi shifrat në 1-1.

Për ta përmbysur rezultatin u kujtua sulmuesi Roberto Firmino, i cili realizoi në minutën e 54’ të takimit.

Miqtë arritën që përsëri të kthehen në lojë me anë të James Tomkins, i cili realizoi në minutën e 65’.

Por, Crystal Palace ishin të pafuqishëm t’i bëjnë ballë sulmeve të Liverpool, dhe në minutën e 75’ u mposhtën përsëri nga Salah, i cili riktheu sërish avantazhin e “The Reds”.

Fitoren për Liverpool e vulosi Mane i cili shënoi për 4-2 realizoi në minutën e 93′ të takimit.

Golin e shtatë dhe të fundit, e realizoi lojtari i Crystal Palace, Max Meyer, në minutën e 95′.

Me këtë fitore, Liverpool distancohen me shtatë pikë nga Man City, të cilët kanë një ndeshje më pak se rivalët kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco