Nuk është Hysaj, Chelsea pranë super lojëtarit shqiptar

Nuk është Hysaj, Chelsea pranë super lojëtarit shqiptar

13:29, 19/01/2019

Çelsi duke gjithmonë e më pranë mesfushorit shqiptar të Kosovës, Arbër Zeneli. Prestigjiozia “DailyMail” raporton se ditën e nesërme, një vëzhgues i Çelsit do të jetë i pranishëm në Amsterdam për ta ndjekur 23-vjeçarin në sfidën kundër Ajaksit.

Skuadra londineze është gati të paguajë 5 milionë sterlina për shërbimet e mesfushorit të përfaqësues së Kosovës që aktivizohet te skuadra e Herenvenit.

Zenelit i skadon kontrata me skuadrën holandeze në verën e këtij viti, teksa po punohet për transferimin e tij te Çelsi brenda muajit janar. Para se t’i bashkohet Kosovës, mesfushori 23-vjeçar ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Suedisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco