United pranë firmës me sulmuesin

United pranë firmës me sulmuesin

10:24, 19/01/2019

Pas lajmeve të shumta se do të largohej me parameter zero nga Manchester United në merkaton e kësaj vere, Anthony Martial ka ndryshuar mendje.

Falë paraqitjeve shumë të mira që ka bërë sëfundmi dhe rëndësinë që ka si futbollist te Djajtë e Kuq, sulmuesi francez ka vendosur të rinovojë kontratën me Manchester United, duke shuar ëndrrat e shumë e klubeve të mëdha që donin të firmosnin me të pa shpenzuar asnjë cent.

Martial do të zgjasë edhe për 5 vite bashkëpunimin me Djajtë e Kuq, ndërsa pak kohë më parë United shfrytëzoi opsionin që ekzistonte në marrëveshje për të zgjatur edhe me një vit kontratën aktuale e cila skadon në 2020-ën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco