Barcelona nuk dënohet

Barcelona nuk dënohet

09:56, 19/01/2019

Pasi mori konfirmimin se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kupës së Mbretit dhe nuk do të përjashtohet për shkak të çështjes “Chumi”, Barcelona ka mësuar edhe kundërshtarin e fazës çerekfinale.

Shorti nuk është treguar shumë bujar me Barcelonën që i ka vendosur përballë S evillan në një përballje të dyfishtë vajtje-ardhje. Short disi më i lehtë për Realin e Madridit që do të sfidojë Gironan surprizën e raundit të 1/8-ave, pasi skuadra katalane eliminoi Atleticon e Madridit.

Ndërkohë Getafe do të ketë përballë Valencian, kurse Espanyoli do të ndeshet me Betisin. Ndeshjet e para të raundit çerekfinal do të luhen në datat 22, 23 dhe 24 janar ndërsa ato të kthimit pas një jave në 29, 30 dhe 31 janar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco