Shkëmbi pas miqësores: Teuta ka defekte, ja situata me Arapin

Shkëmbi pas miqësores: Teuta ka defekte, ja situata me Arapin

18:39, 18/01/2019

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli pas barazimit në miqësore përballë Skënderbeut.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, ai e pranoi se ekipi i tij pati disa defekte, por pret t’i rregullojë deri në fillimin e kampionatit.

"Mendoj se morëm atë për të cilën e bëmë këtë miqësore. Për të parë ekipin, edhe për të parë ndonjë lojtar të ri që kemi marrë. Shkoi mirë deri diku, në këto ndeshje shihen më shumë defektet, që soti patëm disa. Të mundohemi të përmirësohemi deri sa të fillojë kampionati", tha ai.

Sulmi do mbetet vetëm me Latifin, apo do tentohet edhe bullgari Vasiliev?

Patjetër, ne si staf na vjen mirë që Latif u kthye. Nëse kjo merkato do na ofrojë ndonjë lojtar shumë më cilësor se këta që kemi, ne do bëjmë maksimumin për ta afruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco