Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Shehi: Skënderbeu ka akoma pika për të korriguar, ndërsa Partizani...

Shehi: Skënderbeu ka akoma pika për të korriguar, ndërsa Partizani...

17:07, 18/01/2019

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur pas barazimit pa gola në miqësoren ndaj Teutës.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, Shehi pranoi se ekipi i tij ka ende pika për të rregulluar, ndërsa foli edhe për merkaton dhe lojtarët e dëmtuar.

"Me këtë ndeshje i japim fund kësaj minifaze përgatitore. Jemi të kënaqur, por duhet të korrigjohemi ende aty ku duhet.Kemi mungesa, për fatin tonë të keq kemi disa lojtarë që nuk janë në kondicionin e duhur fizik. Në merkato, kemi afruar dy lojtarë, Asani dhe Taipi, por edhe ata nuk janë në 100% e vet, pasi vijnë nga një pushim më i gjatë se duhet. Këto janë përforcimet tona. Do mundohemi të afrojmë aty ku kemi nevojë më shumë. Shpresa ime është të rikthehen edhe lojtarët e dëmtuar.", tha ai.

Ka shanse që të kthehen të dëmtuarit për Partizanin?

Përveç Bregut i cili ka një dëmtim që zgjat në kohë, për Lulajn dhe Krasniqin do bëjmë çmos t’i kemi për Partizanin.

Ku do e shohim Skënderbeun në gjysmën e dytë?

Synimi ynë në këtë moment është të bëjmë më të mirën, të rikthehemi ai Skënderbe i fazës së parë. Disa mungesa që kemi pasur, dhe pak çështje fati, na kanë bërë të mos jemi aty ku duhet. Me pak pikë më shumë, do ishim më lart, dhe do flisnim ndryshe. Do bëjmë më të mirën të kthehemi aty ku na takon. Me këtë moto do vazhdojmë punën edhe këto ditë, deri për ndeshjen me Partizanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco