FOTO/ Presidenti Meta u uron sportistëve të Kosovës suksese në ‘Olimpiadën 2020’

FOTO/ Presidenti Meta u uron sportistëve të Kosovës suksese në ‘Olimpiadën 2020’

15:03, 18/01/2019

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pasur sot një takim me disa sportistë me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Kosovën.

Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, bën me dije këtë takim që ka pasur qëllim urimin e “ambasadorëve” shqiptarë nëpër botë, të cilët kanë përcjellin vlerat sportive të kombit shqiptar në botë dhe do të marrin pjesë në “Lojërat Olimpike Tokio 2020.”

“Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.

I’u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës.

Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, shkruan Presidenti Meta në faqen zyrtare në Facebook.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco