Ja çfarë e mban peng transferimin e Piatek te Milani

Ja çfarë e mban peng transferimin e Piatek te Milani

13:37, 18/01/2019

Krzysztof Piatek duket se do të jetë lojtar i Milanit që në merkaton aktuale.

Media e besueshme italiane “Sport Mediaset”, ditën e sotme ka bërë të ditura detajet dhe çfarë mungon për firmën përfundimtare.

Deri tani raportohet se Leonardo dhe Preciozi, presidenti i Genoas, kanë arritur një akord, por mungon vetëm “po-ja “ e Ivan Gazidis, administratorit të deleguar, në kampin e Milanit.

Ky i fundit pret të konkludohet largimi i Higuain për tek Chelsea dhe do të japë aprovimin për të përfunduar çdo gjë mes palëve.

Nga ajo që raportohet Leonardo, ka gjetur një zgjidhje të shkëlqyer për të sjellë polakun në Milano, duke shmangur kështu dhe problemet me Fair-Playn financiar që ka vendosur UEFA.

4O milionë euro është kartoni i lojtarit, që do të paguhet me këste në formën e kredisë.

Kështu si fillim do të derdhen në arkat e klubit ligurez 15 milionë euro dhe në përfundim të sezonit do të jepet pjesa tjetër duke llogaritur edhe bonuset.

Gjithashtu Leonardo ka qenë shumë i kujdesshëm dhe ka arritur akordin me menaxherin e polakut Gabriele Giufrida, për një kontratë 2-vjeçare,  ku do të përfitohet 2 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco