E papritur/ Marcelo futet te lista e të padëshiruarve të Solarit

E papritur/ Marcelo futet te lista e të padëshiruarve të Solarit

12:28, 18/01/2019

Trajneri argjentinas, Santiago Solari, po punon që të ringrejë Real Madridin pas startit të dobët me ish-trajnerin Julen Lopetegui.

51-vjeçari përveç shumë problemeve me dëmtimet këtë sezon, nuk ka arritur të krijojë raporte aspak të mira edhe me Iscon.

Mesfushori spanjoll pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në bankinë, dhe largimi i tij në fund të sezonit duket më se i sigurt.

Një tjetër problem për Solarin te Real Madrid është edhe ai i Marcelos.

Tekniku argjentinas nuk është i kënaqur me fizikun e Marcelos, i cili së fundi ka shtuar shtatë kilogramë më shumë.

Shtimi i shtatë kilogramëve dhe paraqitjet e dobëta kanë bërë që Solari ta fusë Marcelon në listën e lojtarëve të padëshiruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco