Harry Kane do përdorë pajisjen speciale për t’u rikuperuar sa më shpejt

Harry Kane do përdorë pajisjen speciale për t’u rikuperuar sa më shpejt

11:12, 18/01/2019

Tottenhami është i dëshpëruar dhe kërkon ta rikthejë Harry Kane sa më shpejt në fushë, përpara kohëve të riaftësimit që kanë përcaktuar mjekët (në mes të muajit mars).

Por që kjo të ndodhë, ylli i Spursave duhet të vrapojë në hapësirë.

Ashtu siç ndodh me kampionët e këtij sporti, Tottenhami do përdorë teknologjinë e agjencisë hapësinore amerikane NASA, për ta ndihmuar 25-vjeçarin që të rikthehet përpara 8 javëve, në dispozicion të Pochetinos pas dëmtimit të tretë serioz në kavilje në këto tri vitet e fundit.

Pista e vrapimit “AlterG” (me gravitet zero), e cila është një pajisje shumë moderne dhe që kushton afro 40 mijë euro, ka revolucionarizuar procesin e rehabilitimit të sportistëve elitarë.

Pajisja çudibërëse e teknologjisë së lartë, fillimisht, është projektuar për t’u ardhur në ndihmë astronautëve, për t’i ambientuar ata për kohën që do kalojnë në hapësirë me gravitet zero.

Por më vonë, ajo rezultoi si një pajisje shumë jopraktike për t’u përdorur nga këta të fundit.

Megjithatë, “AlterG” nuk u dekurajua dhe e zhvilloi më tej teknologjinë e saj dhe efektet e uljes së gravitetit mbi trupin ndaj atij që e përdor mbi pistën e vrapimit (nuk lejon tensionimin e ligamenteve gjatë stërvitjes për shkak të uljes së gravitetit të trupit), bëri që ajo të shndërrohej shpejt në një makinë çudibërëse për sportistët e dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco