Ankohet Levante, kërkon eliminimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

Ankohet Levante, kërkon eliminimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

10:27, 18/01/2019

Levante e ka konfirmuar se ata do të ankohen zyrtarisht te Federata e Futbollit të Spanjës për Barcelonën, me pretendimin se katalanasit duhet të eliminohen, pasi pjesë e skuadrës ka qenë Chumi, i cili ishte i pezulluar dhe luajti në takimin e parë.

Ky incident ndodhi gjatë ndeshjes së javës së kaluar, kundër Levantes, në Kupën e Mbretit.

Katalanasit e kishin humbur atë ndeshje me rezultat 2-1, mirëpo e siguruan kualifikimin përmes fitores së mbrëmshme me rezultatin 3-0 (rezultati i përgjithshëm 4-2).

Megjithatë, Levante po shpreson se do ta zërë një vend në çerekfinale të Kupës së Mbretit duke kërkuar eliminimin e Barcelonës për shkak se në skuadër kishte qenë Chumi, i cili nuk kishte të drejtë të luante.

Chumi ishte ndëshkuar me kartonin e pestë të verdhë për këtë sezon të ekipit B të Barcelonës dhe për këtë arsye ai nuk kishte të drejtë të luante.

Presidenti i Levantes, Quico Catalan, ka bërë të ditur se ata do ta kërkojnë eliminim e Barcelonës.

“Levante do të ankohet për këtë situatë në Federatën e Futbollit të Spanjës. Mendojmë se ka mjaftueshëm prova për ta eliminuar Barcelonën”, ka thënë Catalan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco