Pellegrini i përgjigjet interesimit të PSG-së

Pellegrini i përgjigjet interesimit të PSG-së

09:55, 18/01/2019

PSG në merkato kërkon të jetë gjithmonë aktive duke kërkuar më të mirët në treg, madje duke paguar edhe shifra stratosferike.

Gjithsesi, dikush mendon ndryshe. Ai është Lorenzo Pellegrini.

Për mesfushorin e Romës ka interes nga shumë klube, Spanja e Anglia, që kërkojnë ta kenë në skuadër italianin, por gjithmonë PSG-ja është ekipi favorit.

Kur dëgjoj që më kërkon PSG, është nder për mua, por mjaft më. Ka më shumë se 2 javë që dëgjoj për këtë dhe më kanë detyruar të fik televizorin. Për momentin jam i fokusuar te Roma dhe do të bëj maksimumin të jemi në Champions. Do të ishte tragjedi nëse nuk luajmë në Champions vitin e ardhshëm”, u shpreh Pelegrini, duke mbyllur kështu mundësinë e transferimit te kampionët francezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco