Milani shpejton për zëvendësuesin e Higuain

Milani shpejton për zëvendësuesin e Higuain

22:42, 17/01/2019

Gonzalo Higuain mund të quhet tashmë një futbollist i Chelseat, ndërsa drejtuesit e klubeve të Juventusit, Milanit dhe londinezëve, po diskutojnë detajet e fundit të kësaj marrëveshjeje treshe, që duket se do të jetë një huazim me të drejtë blerjeje për skuadrën e Sarrit.

Megjithatë Leonardo është angazhuar fuqishëm që brenda fundjavës t’i vërë në dispozicion një tjetër sulmues Gattusos dhe synimi kryesor është polaku i Genoas, Piatek, i cili ka treguar një ecuri mbresëlënëse në këtë fillimsezoni.

Milani ofron huazim me të drejtë blerjeje në verë, të sulmuesit polak, ndërsa Genoa nga ana tjetër kërkon minimalisht 40 milionë euro për kartonin e Piatek, ndonëse në verë e bleu për vetëm 4 milionë euro.

Gjasat janë që negociatat të mbyllen me sukses, nisur edhe nga marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, por Leonardo ka gati edhe planin B, i cili është sulmuesi i Chelseat, Mitchy Batshuayi.

Belgu ishte shumë pranë nënshkrimit me Monacon, por londinezët ndalën marrëveshjen, në pritje të Leonardos, që nëse nuk arrin të marrë Piatek, do të vërë pikërisht Batshuayin në rresht para Gattusos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco