Solari në siklet te Real Madridi, i duhet patjetër një sulmues

Solari në siklet te Real Madridi, i duhet patjetër një sulmues

21:29, 17/01/2019

Humbja të mërkurën kundër Leganes në Kupën e Mbretit ka treguar që Real Madridi ka nevojë edhe për një opsion në sulm, pasi asnjë alternativë e Karim Benzemas nuk është duke funksionuar për momentin

Përgjegjësia për të bërë transferime nuk bie shumë mbi Santiago Solarin, por argjentinasi nuk ka ngurruar që të thotë se skuadra e tij po vuan për në sulm.

Lëndimi i fundit i Benzemas dhe problemet me dëmtimet e Mariano Diazit kanë lënë shumë boshllëqe te Los Blancos në vijën e sulmit.

Solari dhe stafi i tij i trajnerëve kanë punuar për të përmirësuar Vinicius si numër 9, por eksperimenti i tyre zgjati vetëm 45 minuta.

Braziliani nuk dukej në sulm para se t’ia lëshojë vendin Iscos për të luajtur si “9-sh fals”.

Me gjërat siç janë për momentin, Solari nuk po e fsheh më faktin që skuadrës i duhet një sulmues tjetër.

Megjithatë, klubi ka vendosur që mos të transferojë më lojtar gjatë merkatos së janarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco