Zhbllokohet Liridon Latifi, shënon ndaj Baselit

Zhbllokohet Liridon Latifi, shënon ndaj Baselit

20:29, 17/01/2019

Mesfushori i Kombëtares, Liridon Latifi, ka dhuruar spektakël në miqësore e sotme që skuadra e tij Akademia Pushkas zhvilloi ndaj Baselit.

Skuadra zvicerane arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 falë golave të Ajetit dhe Freit, ndërkohë për hungarezët shënoi Latifi.

Shqiptari u hodh në fushën e lojës në pjesën e dytë, ndërkohë në minutën e 90-të, falë një perle nga goditja e dënimit, mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e Akademia Pushkas.

Me paraqitjet pozitive në testet miqësore, ish-futbollisti i Skënderbeut kërkon të fitojë një vend titullar të skuadra hungareze.

Kujtojmë që minutat në gjysmën e parë të sezonit për shqiptarin kanë qenë me pikatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco