Gattuso e pëson për protestat në Superkupë

Gattuso e pëson për protestat në Superkupë

19:50, 17/01/2019

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, është dënuar me një ndeshje pezullim pas protestave të ashpra ndaj gjyqtarit në fundit e ndeshjes ndaj Juventusit, e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Gjithashtu tekniku kuqezi është gjobitur edhe me 15 mijë euro për shkak të fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve.

Kështu, Gattuso do të duhet ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e ardhshme që kuqezinjtë do të luajnë të hënën në kampionat kundër Genoas në transfertë.

Në këtë takim do të mungojnë edhe Kessie, i ndëshkuar me karton të kuq, Romagnoli dhe Calabria, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco