Mario Mandzukic refuzon mega-ofertën nga Kina

Mario Mandzukic refuzon mega-ofertën nga Kina

17:30, 17/01/2019

Mario Mandzukic nuk tundohet nga paratë. Sulmuesi kroat, njeriu simbol i Juventusit të këtij sezoni (ka rezultuar vendimtar me golat e tij në shumë ndeshje të rëndësishme), ka refuzuar një ofertë të pasur nga Kina e largët, pasi dëshiron të qëndrojë te bardhezinjtë për të fituar Champions League.

Shanghai SIPG, klubi kinez kampion në fuqi, që gjatë vitit të kaluar theu hegjemoninë e Guangzhou Evergrande, po kërkon një sulmues të madh.

Pas refuzimeve që ka marrë nga Diego Costa dhe Edin Dzeko, ka shënjestruar pikërisht kroatin nënkampion bote në “Rusi 2018”, Mario Mandzukic.

Drejtuesit e klubit kinez i kanë ofruar bomberit të Juventusit një kontratë 3-vjeçare nga e cila Mandzukic do të përfitonte 15 deri në 16 milionë euro në sezon, por 32-vjeçari e ka refuzuar pasi nuk heq dorë nga ëndrra për të triumfuar në Champions League me fanellën bardhezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco