VIDEO/ Bonucci sqaron tensionin me Higuain në fund të Juventus-Milan

VIDEO/ Bonucci sqaron tensionin me Higuain në fund të Juventus-Milan

17:14, 17/01/2019

Finalja e Superkupës mes Juventusit dhe Milanit u mbyll me tension.

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain protestoi ashpër ndaj vendimeve të gjyqtarit Banti, teksa për të qetësuar gjakrat u desh ndërhyrja e ish-shokut të skuadrës, Leonardo Bonucci.

U mendua që mes sulmuesit të Milanit dhe mbrojtësit të Juventusit, pati një zënkë, por ka qenë Bonucci ai që ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Në një prononcim për mediat italiane, 31-vjeçari u shpreh: “Zënka me Higuain? Ne nuk jemi zënë. Ai ishte i shqetësuar me mënyrën e gjykimit dhe unë shkova ta qetësoja. Ishte i nxehur, por këto janë gjëra që ndodhin në fushë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Moxhi17/01/2019 18:15

E kan thon ka heret, juventusi osht monument kulture mrohet nga shteti, doni me e vertetu, shum kollaj, shifni rezultatet mren per mren Italis, dhe shifni rezultatet jasht Italie, nga klubet me emer qe ka bota, juvja osht ekipi mo skandaloz, ka 30 kampionate ne Itali, dhe 2 kupa kampione qysh n'koh t'qytykut, imagjinoni ene Interi ka 3 kupa kampionesh dhe merre me men Milani qe ka 7. Juves i duhen 200 vjet me kap Milanin!

Shto koment

Denonco