Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Gafa e pafalshme e Barcelonës, aktivizon lojtarin e pezulluar. Rrezikon përjashtimin

Gafa e pafalshme e Barcelonës, aktivizon lojtarin e pezulluar. Rrezikon përjashtimin

16:55, 17/01/2019

Barcelona ka aktivizuar një lojtar të pezulluar në ndeshjen e Kupës së Mbretit me Levanten.

Trajneri Ernesto Valverde aktivizoi në këtë ndeshje edhe Chumin si titullar, pavarësisht pezullimit të lojtarit 19-vjeçar. Barcelona e humbi gjithsesi atë ndeshje.

“El Mundo” në Spanjë shkruan se lojtari i ri duhej të shlyente më parë pezullimin që kishte marrë me rezervat dhe nuk mund të luante me skuadrën e parë.

“Derisa një lojtar të përfundojë pezullimin, nuk mund të luajë për ndonjë ekip tjetër”.

Ky është neni 56.3 i kodit disiplinor. Dhe të mendosh që këtë gafë e bëjnë te Barcelona, një nga klubet më të mëdha në Botë.

Tani pritet të merren masa dhe katalanasit mund të përjashtohen nga aktiviteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco