Shaqiri në mesin e 10 lojtarëve me më shumë trofe

Shaqiri në mesin e 10 lojtarëve me më shumë trofe

15:43, 17/01/2019

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është në mesin e futbollistëve me më shumë trofe të fituar gjatë karrierës së tij. Deri tani, zvicerani me origjinë shqiptar i ka fituar 13 trofe mku ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Angli.

Megjithatë, trofeu i parë në Angli mund të vijë për Shaqirin në sezonin e tij të katër në këtë ligë, pasi që Liverpooli është në rrugën drejt titullin të Premierligës.

Nëse skuadra e Jurgen Kloppit arrin ta mbajë vendin e parë në ligë deri në maj, atëherë në kabinetin e Shaqirit do të shtohet edhe një medalje e artë.

Shaqiri ka baras trofe të fituar me Nicolas Otamendin dhe David Silvën, ndërsa vetëm shtatë futbollistë kanë më shumë medalje të arta se ai. Këta lojtarë janë: Alexis Sanchez (14), Claudio Bravo (15), David Luiz (17), Stephan Lichtsteiner (17), Lucas Moura (18), Fernandinho (20) dhe Pedro (25).

Trofetë e Shaqirit:

Sëiss Super League 2009/10, 2010/11, 2011/12,

Swiss Cup 2009/10, 2011/12,

Bundesliga 2012/13, 2013/14,

DFB-Pokal 2012/13, 2013/14,

DFL-Supercup 2012,

UEFA Champions League 2012/13,

UEFA Super Cup 2013,

FIFA Club Ëorld Cup 2013

Shaqiri i ka bërë gjithsej 22 ndeshje me Liverpoolin këtë sezon, 17 prej të cilave në Premierligë. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i shënojë gjashtë gola dhe t’i bëjë 3 asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco