Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Zbulohet dita kur Higuain udhëton drejt Londrës për tu bashkuar me Chelsean

Zbulohet dita kur Higuain udhëton drejt Londrës për tu bashkuar me Chelsean

15:24, 17/01/2019

Chelsea po shpreson të transferojë me sukses sulmuesin e Milanit, Gonzalo Higuain.

Sipas asaj që raporton ‘Evening Standard’, Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje natën e kaluar ndërsa udhëtimi i argjentinasit drejt Londrës do të bëhet ditën e shtunë, shkruan SYRI.net.

Gazeta shpjegon se blutë do të sjellin në argjentinasin si huazim deri në fund të sezonit me të drejt blerje për 36 milionë euro.

Gonzalo Higuain ka disa ditë që ka rënë dakord për një lëvizje të bujshme drejt Anglisë pasi me fanellën kuqezi nuk po gjen formën më të mirë.

Mediat shkruajnë se po diskutohen detajet e fundit të marrëveshjes ndërmjet Chelseas dhe Juventusit që zotëron kartonin e “bomberit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco