VIDEO/ Menjëherë pasi shënoi Ronaldo, ja çfarë bëjnë njëkohësisht 61 mijë tifozët

VIDEO/ Menjëherë pasi shënoi Ronaldo, ja çfarë bëjnë njëkohësisht 61 mijë tifozët

12:24, 17/01/2019

Juventusi e ka fituar Superkupën e Italisë ndaj Milanit me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të Cristiano Ronaldos, që njëkohësisht fitoi titullin e parë me  “Zonjën e Vjetër”.

Të pranishmit në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite e festuan si të çmendur golin e Cristiano Ronaldos, duke brohoritur “SIIII” bashkë me portugezin.

Portugezi e festoi këtë gol në stilin e tij të zakonshëm. Mirëpo, ai u bë i jashtëzakonshëm për shkak se të gjithë të pranishmit në stadiumin King Abdullah Sports City u bashkuan për ta festuar golin e vetëm të ndeshjes.

Triumfi i mbrëmshëm në Super Kupën e Italisë ia dha trofeun e parë të këtij sezoni “Zonjës së Vjetër” dhe Ronaldos, i cili ka arritur t’i shënojë gjithsej 16 gola në të gjitha ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.

 

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco