‘Fluturoi drejt Londrës’/ Higuain shtang mediat me reagimin pas mbërritjes në aeroport

‘Fluturoi drejt Londrës’/ Higuain shtang mediat me reagimin pas mbërritjes në aeroport

09:38, 17/01/2019

Milan është kthyer në shtëpi menjëherë pas humbjes 1-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Italisë e cila u luajt në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite.

Pavarësish humbjes, Gonzalo higuain ishte në qendër të vëmendjes pasi mediat raportuan se ai nisi një fluturim drejt Londrës për të kompletuar nënshkrimin me Chelsean.

I pyetur nga mediat italiane për një kalim të mundshëm te skuadra angleze, argjentinasi ka qenë i prerë në përgjigje.

“Kërkoni të bëni rrëmujë me mua, s’keni për ta gjetur kurrë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se “Pipita” u la jashtë formacionit ditën e djeshme për shkak të temperaturës, megjithëse është aktivizuar me zëvendësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco