A ju ka telefonuar babai i Neymarit? Barça hedh dritë mbi të vërtetën e ‘transferimit’

A ju ka telefonuar babai i Neymarit? Barça hedh dritë mbi të vërtetën e ‘transferimit’

12:41, 16/01/2019

Pasi u raportua se babai i Neymarit i kishte telefonuar drejtuesit e Barcelonës për t’ia kërkuar kthimin e birit të tij në Katalonjë, zëdhënësi i kampionit spanjoll, Josep Vives, i ka mohuar këto lajme.

“Kjo nuk është e saktë. Por, ne nuk flasim për telefonata apo biseda që mund të jenë bërë në aspektin privat. Neymari është një lojtar i mrekullueshëm, mirëpo ai e ka një kontratë me PSG-në dhe nuk kam asgjë për të shtuar”, ka thënë Vives.

“Ne kurrë nuk flasim për lojtarë që kanë  kontratë me klube të tjera dhe Neymari është një nga ta. Ai e mori një vendim legjitim për t’u larguar, një vendim me të cilin ne nuk u pajtuam. Nuk kam çfarë të them tjetër”, shtoi ai.

“Ai e ka një kontratë dhe shumë obligime me PSG-në. Ne jemi duke menduar vetëm për lojtarët e mrekullueshëm që i kemi tani në skuadër”, përfundoi ai.

“El Mundo Deportivo” raportoi këtë javë se babai i Neymarit është duke lutur stafin e Barcelonës për të rikthyer djalin e tij në “Camp Nou”.

Pas këtij reagimi, përgënjeshtrohen të gjitha zërat e merkaton që përflasin transferimin e Neymarit drejt Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco