Portieri mbyll sezonin, Kukësi në kërkim të zëvendësuesit. Ja 2 emrat...

Portieri mbyll sezonin, Kukësi në kërkim të zëvendësuesit. Ja 2 emrat...

11:12, 16/01/2019

Kukësi ka bërë merkato mjaft cilësore, teksa afroi dy prej lojtarëve më të kërkuar në merkaton e dimrit, Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën, dhe së fundmi futbollistin e ri 20-vjeçar, Xhemalin.

Dëmtimi i rëndë i portierit Faton Maloku ka mërzitur dhe dëmtuar jo pak drejtuesit e ekipit. Gjatë ndeshjes kundër Bashaksehirit me datë 9 dhjetor, Faton Maloku zëvendësoi Stivi Frashërin, sapo nisi pjesa e dytë, por në më pak se 10 minuta lojë, ai pësoi një dëmtim, që e detyroi të linte fushën.

Të hënën Maloku ka bërë konsultat dhe analizat përkatëse në një klinikë në Prishtinë dhe rezultatet kanë qenë mjaft dëshpëruese për lojtarin. Ai ka këputur pjesërisht tendinën, 10 cm sipër thembrës dhe do t’i duhet rreth 4 muaj të rikuperohet. Duke parë dëmtimin dhe kohën relativisht jo të shkurtër që i duhet lojtarit të rikuperohet, drejtuesit janë hedhur në sulm për të afruar një portier me eksperiencë, i cili do të jetë zëvendësuesi i Stivi Frashërit.

Gazeta 'Panorama Sport' mëson se alternativat janë Edvan Bakaj dhe Shpëtim Moçka. Të dy portierët në fjalë janë të lirë, kanë eksperiencë dhe ofrojnë siguri për portën.

Tashmë mbetet që të mësohet sesi do vijojnë negociatat mes palëve dhe, me shumë gjasa, njëri prej të dyve do jetë pjesë e Kukësit për gjysmën e dytë të sezonit.

Forma e ekipit të Kukësit ka ardhur në rritje, duke zhvilluar miqësore pozitive, ku ka marrë përveç humbjes me Bashaksehirin, barazim me Rostovin dhe fitore të pastër 2-0 ndaj Shakhter Karagandit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco