Në ‘San Siro’ po vjen transferta e madhe! Super sulmuesi i thotë ‘PO’ Milanit

Në ‘San Siro’ po vjen transferta e madhe! Super sulmuesi i thotë ‘PO’ Milanit

10:50, 16/01/2019

Milan duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Gonzalo Higuain që ka bërë gati valixhet për tu transferuar te skuadra e Chelseas.

Drejtues të kuqezinjve janë të bindur për të transferuar sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek që sipas raportimeve të fundit i ka dhënë një "PO" të madhe klubit të Milanit, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

“Sky Sport Italia” këmbëngul se Genoa nuk do të shesë sulmuesin për më pak se 40 milionë euro plus bonuse, duke hedhur poshtë huazimin e mundshëm.

Mediat në Itali raportojnë se Piatek do të mbërrijë në “San Siro” në fillim të javës së ardhshme.

Së bashku me bonuset, Piatek pritet t’i kushtojë Milanit rreth 50 milionë euro.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco