Gattuso para Superkupës: Ja çfarë do bëj për të ndalur Ronaldon

Gattuso para Superkupës: Ja çfarë do bëj për të ndalur Ronaldon

09:57, 16/01/2019

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar planin e tij për ta ndalur sulmuesin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldon.

Në një deklaratë para ndeshjes, tekniku italian ka thënë se mund të ndalë Ronaldon vetëm nëpërmjet organizimit të ekipit dhe karakteristikave individuale të lojtarëve të tij.

“Me organizim të ekipit, karakteristika të lojtarëve individualë brenda zonës së tij do të mundohem të ndal Ronaldon. Do përdor lojtarë të veçantë për të mos i lënë hapësirë Ronaldos. Gjatë gjashtë apo shtatë vjetëve të fundit, Ronaldo është bërë një lojtar i mrekullueshëm. Kur unë luaja kundër tij, ai bënte ‘show’”, ka thënë Gattuso.

“Ai bën gjithçka tani në mënyrë të furishme dhe bën gjithçka që të jetë më efektiv, për ta ndaluar kundërshtarin. Ai bëhet edhe më i mirë me kalimin e kohës. Ai dëshiron të shënojë dhe dëshiron të të shkaktojë probleme”.

“Ai ka ndryshuar shumë gjatë shtatë vjetëve të fundit, tani është një makinë e përsosur. Sa më i vjetër që bëhet, aq më shpejt vrapon. Ai duket si një futbollist pa moshë. Këtu e kupton se çfarë lloj lojtari është ai”, përfundoi Gattuso.

Sot në orën 18:30 në Arabi Saudite, stadiumin King Abdullah Sports City do të luhet dueli ndërmjet Juventusit dhe Milanit të vlefshme për Superkupën e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco