Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Mancini rrëfehet për sherrin e famshëm me Balotellin, zbulon diçka të pabesueshme!

Mancini rrëfehet për sherrin e famshëm me Balotellin, zbulon diçka të pabesueshme!

09:43, 16/01/2019

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është kthyer të flasë për sherrin e famshëm me Mario Balotellin në kohën e Manchester City-t.

“Atë mëngjes Sinclair u kthye në fushë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi dhe para ndeshjes stërvitore kisha lajmëruar të gjithë që të bënin kujdes ndaj tij”, ka thënë Mancini.

“Ka kaluar një minutë dhe Mario, i cili nuk është shumë i vëmendshëm, i bën një ndërhyrje si të ishte një ndeshje zyrtare. në atë moment kam ndalur stërvitjen dhe i kam thënë ‘Shko në dush, je stërvitur mjaft për sot dhe meqë nuk përmbahesh dot…’. Ai ka thënë se kishte dëshirë të luante, se do të tregohej më i kujdesshëm, por unë nuk doja të rrezikoja dhe kam filluar ta shtyj. Sigurisht, isha edhe pak i zemëruar”.

“Problemi është se Mario është i madh, nuk është e lehtë ta lëvizësh. Ai ka bërë vetëm rezistencë dhe nuk është kundërpërgjigjur në asnjë moment në mënyrë kërcënuese, apo fyese. Nuk ishte një sherr, sepse vetëm unë jam i zemëruar në atë moment. Atij i vjen keq se nuk mund të luajë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco